Sipas ekspertit italian të transferimeve të futbollit, Gianluca Di Marzio, përmes mediumit holandez Soccer News, Manchester United ka të ngjarë të nisë një tjetër sulm për sulmuesin e Napolit Victor Osimhen në verë dhe po planifikon një lëvizje rekord për 23-vjeçarin.
Megjithatë, ka të ngjarë të ketë konkurrencë për sulmuesin i cili momenatlisht po kalon në një formë të mirë, transmeton Fol Drejt.
Pretendohet se skuadra italiane mund të jetë gati të lërë Osimhen-in të largohet pasi të fitojë Scudetton këtë sezon. Çdo marrëveshje ka të ngjarë të kushtojë me një tarifë të madhe prej 120 milionë eurosh dhe thuhet se United është i përgatitur të shpenzojë një shumë të tillë për të marrë sulmuesin e synuar prej kohësh./FolDrejt/