Presidenti i SHBA Joe Biden ka çelësin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – por nuk është i gatshëm ta përdorë atë, sipas Kremlinit, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Duke folur me gazetarët këtë mëngjes, zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov tha se SHBA mund t’i jepte fund konfliktit shpejt nëse dëshiron, duke “udhëzuar Kievin” për zgjidhje.
“Çelësi i regjimit të Kievit është kryesisht në duart e Uashingtonit,” tha ai.
Megjithatë, vendi po “pompon armë në Ukrainë” në vend të kësaj,” shtoi ai.
Moska ka akuzuar më parë Ukrainën për marrjen e urdhrave nga Uashingtoni dhe pretendon se SHBA po e zgjat konfliktin duke furnizuar Kievin me armë.
Por SHBA-ja ka argumentuar se Moska e nisi luftën dhe ajo mund të përfundojë vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj./FolDrejt/