Manchester United i interesuar për sulmuesin e Barcelonës Ansu Fati.
Është Jorge Mendes ai i cili po përpiqet që të gjejë një rrugëdalje të tij nga Camp Nou, raporton gazeta spanjolle SPORT. Fati ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe besohet se një ofertë prej 90 milionë funtesh mund t’i tundojë Blaugranasit ta shesin atë, transmeton Fol Drejt.