Manchester United thuhet se nuk është i gatshëm të përballojë çmimin e kërkuar të Chelseat prej 55 milionë funte për mesfushorin Mason Mount këtë verë, sipas një raporti nga Independent.
Edhe pasi emërimi i Mauricio Pochettino është shpallur zyrtarisht, Mount besohet se do të largohet nga Stamford Bridge këtë verë. Kontrata e anglezit skadon në vitin 2024 dhe ndërsa Djajtë e Kuq janë të etur për ta nënshkruar atë në Old Trafford, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkojnë blutë./FolDrejt/