Një tërmet me intensitet mesatar është regjistruar herët në mëngjes në Katania të Siçilisë, i cili u pasua nga një sërë pasgoditjesh më të vogla, raportojnë mediat italiane.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë në zonën e Milo, në shpatet lindore të malit Etna, në thellësinë 5. kilometra.
Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme apo të lënduar./FolDrejt/