Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, sot zgjodhi deputetin dhe njëherit ish-ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, në postin e nënkryetarit të Kuvendit Republikan.
Kryetari i Partisë Alternativa, Afrim Gashi, i është gëzuar kësaj zgjedhjeje, duke e uruar nënkryetarin e ri Ismaili dhe njëherit duke vlerësuar lart figurën e tij, transmeton Fol Drejt.
“Dr. Hysniu është jo vetëm mik i imi dhe deputet i popullit, por njëherazi ai është ish ministri i Kulturës që do të mbahet mend për mbështetjen e madhe ndaj kulturës sonë.” – ka shkruar në një postim në facebook Gashi./FolDrejt/