Pas takimit që mbajti me ambasadorët e QUINT-it, kryeministri Kurti ka dhënë detaje, duke bërë me dije se vendimin e fundit që u mor për targat ua propozoi edhe ambasadorëve.
“Së bashku me ministrin Sveçla, me dy zëvendëskryeministrat kemi takuar pesë ambasadorët e Kuintit dhe ambasadorin e BE-së dhe me atë rast ua prezantuam qëndrimin tonë.”, ka thënë kryeministri Kurti.
“Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mirë”.
“Me ç’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se u nevojitet të konsultohen me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin, i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, ka shtuar ai./FolDrejt/