Barcelona po e finalizon marrëveshjen me platformën e muzikës, Spotify.
Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe dy kompanitë arrijnë marrëveshje edhe stadiumi “Camp Nou” po ashtu do të ndryshojë emrin.
Foleja e gjigantit katalunas do të quhet “Camp Nou Sportify”, derisa kompania do të ketë edhe disa të drejta të tjera.
Nga kjo marrëveshje e arritur, Barcelona do të arkëtojë plotë 280 milionë euro dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejtë.
Thuhet se përveç shumës totale të marrëveshjes, Barcelona do të ketë edhe përfitime të tjera, që shkojnë varësisht me situatat.
Katalanët kanë edhe 12 milionë euro të tjera në marrëveshjen me Spotify, të cilat mund të fitohen për shembull me kualifikimin në Ligën e Kampionëve (një pjesë) dhe arritje të tjera./FolDrejt/