Ushtarët izraelitë kryen bastisje në shumë shtëpi në qytetin El-Khalil. Gjatë bastisjeve u shënuan përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe shumë palestinezëve.
Një palestinez u plagos nga ushtarët izraelitë gjatë ngjarjeve që u shënuan mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë në qytetin El-Khalil në jug të Bregut Perëndimor nën pushtim, shkruan AA.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë dëshmitarët, mësohet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në shumë shtëpi në qytetin El-Khalil. Gjatë bastisjeve u shënuan përleshje mes ushtarëve izraelitë dhe shumë palestinezëve.
Ushtarët izraelitë krahas bombave të zërit dhe gazit lotsjellës sulmuan me plumba plastikë dhe plumba të vërtetë palestinezët që protestuan bastisjen e ushtarëve izraelitë. Bëhet e ditur se në ngjarje u plagos një palestinez me një plumb plastik.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, 16 palestinezë u arrestuan nga ushtarët izraelitë në qytetet në Kudsin nën pushtim, në Ramallah, Jenin, Qalqija, El-Khalil dhe Betlehem.
Thuhet se në mesin e të arrestuarve ndodhet edhe Abdul Jabbar Jarrar një prej përgjegjësve të Hamasit.
Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor nën okupim dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme, transmeton Fol Drejt.
Pas arrestimeve të cilat në Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor janë bërë të zakonshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë mbahen për ditë me radhë në qendrat e paraburgimit./FolDrejt/