Në një deklaratë nga EDPS thuhet se përdorimi i Pegasus mund të shkaktojë “një ndërhyrje të paprecedentë që mund të ndërhyjë në aspektet më private të jetës së përditshme”.
Mbikëqyrësi Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (EDPS) ka bërë thirrje për ndalimin e programit spiun Pegasus i cili zhvillohet nga kompania NSO Group me qendër në Izrael, shkruan AA.
Në një deklaratë nga EDPS thuhet se përdorimi i Pegasus mund të shkaktojë “një ndërhyrje të paprecedentë që mund të ndërhyjë në aspektet më private të jetës së përditshme”.
“Ndalimi i zhvillimit dhe vendosjes së programeve spiun të ngjashëm me Pegasus në Bashkimin Evropian do të jetë alternativa më efektive për të mbrojtur të drejtat dhe liritë tona themelore”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se në qendrën e diskutimeve lidhur me mjetet si Pegasus duhet të jetë jo vetëm përdorimi i teknologjisë por edhe “rëndësia që jepet për të drejtën e privatësisë”, transmeton Fol Drejt.
Vitin e kaluar 17 organizata të medias nën ombrellën e “Forbidden Stories” e cila përbëhet nga një grup gazetarësh pa qëllime përfitimi me qendër në Paris se Pegasus është përdorur në mënyrë globale për të “hakuar” telefonat e mençur të gazetarëve, zyrtarëve qeveritarë dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut.
Programi është shitur në vende të ndryshme dhe skandali u përshkallëzua pasi u njoftua se këto vende kishin përdorur programin në fjalë për të përgjuar opozitarët, avokatët, gazetarët dhe “armiqtë” e tyre./FolDrejt/