Garuesi holandez i Red Bull, Max Verstappen, ka pranuar sot se nuk është rikuperuar ende nga problemet me stomakun, është bërë e ditur në faqen zyrtare të Formula 1.
Verstappen, i cili është dy herë kampioni botëror në fuqi në F1, përfundoi i dyti në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, pavarësisht se filloi nga pozita e 15-të, përcjell Fol Drejt.
Në prag të garës së së dielës për Çmimin e Madh të Australisë, ai tha se ende nuk është shëruar nga sëmundja./FolDrejt/