Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se qëndrimi i Kinës ndaj luftës në Ukrainë do të jetë një “faktor vendimtar për marrëdhëniet BE-Kinë”.
Kina, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kishte përgjegjësinë për të luajtur një rol konstruktiv në promovimin e paqes bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e forcave ruse, tha presidenti i KE-së, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Çdo plan paqeje që konsolidon aneksimet ruse nuk është thjesht një plan i qëndrueshëm”, tha Von der Leyen në një fjalim në Bruksel përpara udhëtimit të saj në Pekin./FolDrejt/