Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje në një nga tanket në fabrikën në qytetin Firouzabad në provincën Fars
Të paktën 112 persona u plagosën si pasojë e shpërthimit në një fabrikë të karbonatit të natriumit në Iranin jugperëndimor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Siç raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ‘Tasnim’, shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje në një nga tanket në fabrikën në qytetin Firouzabad në provincën Fars.
Shërbimi Shtetëror i Urgjencës Mjekësore në Fars tha se 112 persona janë plagosur nga zjarri i shkaktuar nga shpërthimi./FolDrejt/