Në Kinë janë regjistruar 31.257 të sapoinfektuar me virusin Covid-19, që paraqet numrin më të madh të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit, raporton BBC.
Rritja e numrit të personave të infektuar është regjistruar në javët pasi vendi ka lehtësuar disa masa epidemiologjike.
Të përballur me një rigjallërim të rasteve në Pekin, si dhe me vdekjet e para nga virusi në muaj, zyrtarët kanë vendosur tashmë kufizime të reja në disa rrethe, me mbylljen e dyqaneve, shkollave dhe restoranteve, raportoi shërbimi publik i Britanisë, transmeton Fol Drejt.