Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targa duke konsideruar se kryeministri Kurti ka lëshuar pe dhe se tashmë nuk dihet se sa do të vazhdojnë të qarkullojnë targat ilegale në veri.
“Marreveshja per targa u arrite, Kurti leshoi pe, tash nuk dihet edhe sa kohe do te qarkullojne targat ilegale ne veri te vendit, meqe nuk ka afat marreveshja. Sikur te degjoheshin amerikanet afati do te ishte 10 muaj. Prap nuk u be publike marreveshja, nuk i dijme edhe cfare kompromise tjera ka bere Kurti si ne te kaluaren.”, ka shkruar ajo në facebook.
“Por nje gje e dijme, Kurti as Qeveria e tij nuk guxon te beje marreveshje pa njohje reciproke me Serbine. Nese leshon pe perballe do ta gjej popullin e Kosoves, te cilin e njoh mire sepse eshte popull shembullor qe dine te mbroj interesat kombetare!”, shton ajo tutje./FolDrejt/