Kryetari i PDK-së ka thënë sot se e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së targave, derisa ka kritikuar qeverinë për dramë të panevojshme.
“Në mes të dramës pa pikë nevoje që i keni shkaktuar vendit, ne e mirëpresim dakordimin që ka ndodhur dje në Bruksel, marrëveshjen që shmang përshkallëzimin dhe eskalimin potencial në veri”, u shpreh Krasniqi gjatë fjalimit të tij në Kuvend.
“Ke mundur ta bësh këtë vetë që e bëre në Bruksel, duke u dakorduar me ShBA-të dhe duke ua marrë për bazë këshillën që e kishe për më shumë se 4-5 javë në tavolinë, nga Escobar por edhe nga Blinken. Fatkeqësisht duke mos bërë një gjë të tillë, ke shprehur një pafuqi të Kosovës, duke ndjellë panik e frikë, dhe jo veç në veri”, ka shtuar ai tutje, derisa ka pyetur edhe nëse do të kthehen serbët në institucionet e Kosovës./FolDrejt/