Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me çështjen e targave dhe situatën në veri të Kosovës.
“Me marrëveshjen e djeshme për tabela e kemi evituar rrezikun që të kemi viktima”, ka thënë Haradinaj gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit.
Megjithatë, sipas tij me marrëveshjen e djeshme nuk është zgjidhur situata në veri, “po bëjmë hopa, pa e kalue lumin”, është shprehur Haradinaj, derisa ka thënë se sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që i kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i vendeve vakante me rend dhe ligj./FolDrejt/