Aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në kuptimin sasior, ishin të ngjeshura për vitin 2022, shkruan Fol Drejt.
Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, këto aktivitete nuk patën ndonjë ndikim të madh, në kuptimin pozitiv, në zbutjen e krizës ekonomike, në zbutjen e imigrimit, inflacionit e kështu me radhë.
Mbledhja e parë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vitin 2022 u mbajt më 12 janar. Në përgjithësi, veç mbledhjeve virtuale – elektronike, kabineti i qeverisë Kurti u mblodh plot 21 herë:
E dyta më 26 janar; e treta më 2 shkurt; e katërta më 9 shkurt; e pesta më 23 shkurt; e gjashta më 25 shkurt; e shtata më 9 mars; e teta më 23 mars; e nënta më 16 maj; e dhjeta më 1 qershor; e njëmbëdhjeta më 22 qershor; e dymbëdhjeta më 4 korrik; e trembëdhjeta më 20 korrik; e katërmbëdhjeta më 10 gusht; e pesëmbëdhjeta më 14 shtator; e gjashtëmbëdhjeta më 12 tetor; e shtatëmbëdhjeta më 26 tetor; e tetëmbëdhjeta më 28 tetor; e nëntëmbëdhjeta më 9 nëntor; e njëzeta më 23 nëntor; e njëzetenjëta më 13 dhjetor; e njëzetedyta më 16 dhjetor.
Në fakt, për Qeverinë Kurti deri në dhjetorë janë mbajtur 115-të mbledhje.
Sapo kemi hyrë në muajin nëntor dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar një rekord të zi, për sa i përket zhvillimit ekonomik – thonë kritikët. Krahasuar me qeverisjet e mëhershme, sivjet është shënuar një ulje radikale e investimeve kapitale në nivel vendi.
Deri në muajin nëntor të këtij viti, Qeveria Kurti, sipas opozitarëve dhe njohësve të zhvillimeve ekonomike, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.
Sektori i Shëndetësisë u përcoll me telashe të mëdha, një ministër dha dorëheqje ndërsa i riu u emërua pas disa muajsh.
Kosova me Qeverinë Kurti ka kaluar edhe një vit pa njohje të reja, pa investime të mëdha – të huaja dhe siç u tha, me rënie në planin e investimeve kapitale./FolDrejt/