Puna humanitare e aktivistëve bëri që komuna e Lipjanit t’i nderonte me mirënjohje.
Kështu bëri të ditur njëri nga aktivistët, Granit Duriqi, i cili përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti u ka dhënë mirënjohje për humanizëm, në nder të 28 Nëntorit.
“Të nderuar qytetarë bëmirës e ju njerëz të vullnetit të mirë.
Sot me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryetari i Komunës Imri Ahmeti n’a nderoi me mirënjohje për HUMANIZËM.
Gjatë rrugëtimit tonë ishim në rrethana të ndryshme, emocion, dhimbje, lot, e shumë qka tjetër, por çdo sakrificë të rrugëtimit gjithmonë e kurorëzuam me lot gëzimi. Momentet emocionale që kanë hy thellë në zemrat tona, janë edhe lutjet e familjarëve dhe bëmirësëve pas çdo përfundimi të aksionit.
Pa dyshim që këtë mirënjohje e ndajmë me popullin, sepse me ata a bëmë madhështoren, ne ishim të gatshëm të i përgjigjemi çdo familjes në nevojë, ju ishit përkrahja e çdo aksioni ku gjithmonë kemi dalë faqebardhë.
Për hirë të korrektësisë gjatë kësaj periudhe vlera e përafërt që populli ynë duke përfshirë me theks të veqantë Diasporen, i ka dhënë rreth 1,500,000 euro (Një milion e pesqind mijë euro)
Mjete të destinuara për banim dhe shërim jashtë vendit.
Falenderues zyres së Kryetarit dhe tërë stafit të Komunës për përkrahje të çdo aksioni.
Falenderues ndaj të gjitha mediave të cilat ishin përkrahja e madhe e publicitetit dhe nxitjes së masës.
Duke shprehë edhe njëherë falenderimet më të sinqerta për juve, iu kujtoj dhe një thënje briliante nga Mahatma Gandi i cili citon: “Për mua fetar është ai që ndjenë dhimbjen e tjetrit”
Faleminderit Kryetar
Faleminderit Diasporë
Faleminderit Qytetarë
Zoti iu bekoftë e iu ruajt nga çdo e ligë.”, ka shkruar Duriqi në profilin e tij./FolDrejt/