Vendet evropiane duhet të dyfishojnë shpenzimet e tyre të mbrojtjes për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, tha ministri i jashtëm i Estonisë, duke shtuar se vendi i tij planifikon të rrisë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në 3 për qind të PBB-së, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministri i Jashtëm Urmas Reinsalu komentoi në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters gjatë një udhëtimi në Kiev me gjashtë ministra të tjerë të jashtëm.
Vizita kishte për qëllim të mbështeste Kievin pasi ai po përballet me ndërprerjet e energjisë elektrike pas një vale sulmesh me dron dhe raketa nga Rusia.
“Ne do të dëshironim që vendet evropiane të dyfishonin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në kohën e luftës në Ukrainë dhe pas luftës, dhe ne do të shpenzojmë 3 për qind të PBB-së tonë për mbrojtjen kombëtare,” tha ai./FolDrejt/