Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth ka folur për herë të parë pasi kaloi koronavirusin gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Në një bashkëbisedim me “videocall” me mjekët të cilët u përkujdesën për 95-vjeçaren, Mbretëresha shprehet se koronavirusi e ka lënë shumë të lodhur dhe ta rraskapitur.
Mbretëresha po gjithashtu po fliste dhe me një qytetar i cili e po kalon koronavirusin sëbashku me bashkëshorten e tij.
Ajo tha: “Më vjen mirë që po përmirësohesh. Kjo pandemi e tmerrshme e lë njeriun shumë të lodhur dhe të rraskapitur apo jo. Nuk është një rezultat i mirë. Është shumë mirë të kem mundësinë të flas me ty sot”.
Mbretëresha Elizabeth rezultoi pozitive me COVID-19 më 20 shkurt dhe megjithëse Pallati Buckingham theksoi se ajo po përjetonte vetëm simptoma “të lehta”, angazhimet e saj virtuale u anuluan.
Elizabeta II u kthye në punë në fillim të marsit. Fillimisht ishte djali i saj, Princi Charles, 73 vjeç, i cili doli pozitiv për virusin për herë të dytë më 10 shkurt, dy ditë pasi ai besohej se kishte qenë në kontakt me nënën e tij.
Gruaja e tij, Camilla, Dukesha e Cornëall-it, gjithashtu rezultoi pozitive për COVID disa ditë më vonë. Ndërkohë, megjithëse nuk u dha asnjë arsye, mbretëresha po tërhiqet “me keqardhje” nga shërbimi i kishës së Pashkëve./FolDrejt/