Ofensiva e fundit e Rusisë në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore tashmë ka filluar, tha sot një zyrtar i lartë ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia vazhdon të grupojë forcat e saj në zonë.
Vadim Denishenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, deklaroi në televizionin kombëtar se “ofensiva e madhe (në lindje të Ukrainës) tashmë ka filluar”.
“Ne duhet të kuptojmë se 24 shkurti nuk do të ndodhë më, kur filluan sulmet e para ajrore dhe shpërthimet, dhe kur ne vetëm deklaruam se lufta kishte filluar. Një ofensivë e madhe filloi në Donbas”, tha Denishenko, shkruan CNN, transmeton FolDrejt.