Mbytet një 20-vjeçar nga Shkodra në plazhin e Velipojës. Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se i riu Arlind Sylia është nxjerrë nga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetesore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë, por 20-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë. Paraprakisht dyshohet se i riu ka pësuar arrest kardiak.
Ky nuk është rasti i parë që një pushues humb jetën në plazhet tona. Dy javë më parë, u shënua një tjetër ngjarje e rëndë në plazhin Vilë-Boshtovës. Babai dhe dy djemtë e tij të mitur u mbytën në det. /abcnews.al/