Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka reaguar ashpër pas raportimit se një pishinë publike në Graçanicë është mbushur me ujë të pijshëm, transmeton Fol Drejt.
KRU “Prishtina” e ka cilësuar këtë akt si të neveritshëm dhe shqetësues, ndërkaq ka përmendur edhe ndëshkim maksimal.
“Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.
E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese.
Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit.
Ndëshkim maksimal!”, thuhet në njoftimin e KRU-së.