Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Klinë, me ç’rast një person ka raportuar se është vjedhur pompa e derivateve.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20, në fshatin Poterq të Ulët të Klinës, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, ankuesi, derisa ishte duke punuar në një pompë derivatesh nga një veturë ka dalë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka marrë 792 € para.
Tutje bëhet e ditur se pas kryerjes së veprës i dyshuari (dyshohet të ketë qenë i shoqëruar edhe nga persona tjerë) janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është në hetime./FolDrejt/