Një rast i pengimit të personit zyrtar dhe i lëndimit trupor ka ndodhur në Prishtinë.
Rasti është raportuar rreth orës 23:30, në rrugën B, transmeton Fol Drejt.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka penguar, kanosur dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, viktimat meshkuj kosovar.
I dyshuari ashtu ka dëmtuar gjësendet në stacionin policor Jugu, Prishtinë.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/