Vitamina D është një vitaminë që ndihmon në përthithjen më të mirë të kalciumit dhe fosforit në trup, duke pasur një rol të madh në ndërtimin dhe ruajtjen e shëndetit të kockave.
Përveç roleve kryesore (në homeostazën e kalciumit dhe kockave), vitamina D ka edhe role të tjera të rëndësishme, ndër të cilat është aftësia për të vepruar drejtpërdrejt në përgjigjen imune të trupit. Trupi ynë e prodhon këtë vitaminë vetëm kur lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit, por ne e marrim atë në trup edhe përmes ushqimit, përcjell Fol Drejt.
Këtu janë ushqimet që përmbajnë sasinë më të madhe të vitaminës D :
1. Salmoni
Salmoni është një peshk yndyror i njohur dhe në çdo rast është një nga burimet më të mira të vitaminës D.
2. Qumësht
Gjithmonë ka qenë e ditur se qumështi është një burim i kalciumit, por a e dini se ai mund të jetë gjithashtu një burim i vitaminës D ? Si qumështi i lopës ashtu edhe qumështi i sojës janë të pasur me vitaminë D, konsumimi i së cilës përmirëson funksionimin e trupit tuaj.
3. Lëng portokalli
Ata që nuk kanë intolerancë ndaj laktozës dhe nuk pëlqejnë qumështin me bazë bimore, mund të kenë gjithmonë një portokall të saposhtrydhur për mëngjes. Një portokall është plot me vitaminë D dhe është zgjedhja perfekte për të nisur ditën.
4. E verdha e vezës
E verdha e vezës mund të mos jetë konsideruar kurrë një pjesë shumë e shëndetshme e vezës, por mund të konfirmojmë se ajo përmban vitaminë D, e cila është e nevojshme për funksionimin e trupit. Tani mund të relaksoheni dhe të hani më shumë vezë.
5. Vaji i mëlçisë së merlucit
Nëse nuk keni dëgjuar kurrë për këtë ushqim, tani është koha e përkryer për ta bërë këtë. Ata që nuk e pëlqejnë peshkun, gjithmonë mund të kërkojnë këtë vaj, i cili është një mënyrë e shkëlqyer për të futur vitaminën D në trup.
6. Kërpudha
Me përjashtim të qumështit vegjetal dhe lëngut të portokallit, kërpudhat janë i vetmi burim jo shtazor i vitaminës D.
7. Mishi i kuq
Edhe pse mishi i kuq nuk është lloji më i shëndetshëm i mishit, është e rëndësishme që ndonjëherë të përfshihet në dietë. Sidomos ato lloje të pasura me vitaminë D, përkatësisht viçi dhe qengji.
8. Ton i konservuar
Tuni i konservuar është një burim i shkëlqyer natyror i vitaminës D dhe e mira është se është një ushqim i disponueshëm lehtësisht për të cilin nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para.
9. Drithëra dhe tërshërë
Edhe pse nuk janë aq të pasura me vitaminë D, drithërat dhe tërshëra me siguri mund t’ju ndihmojnë të rrisni nivelin e vitaminës D në trupin tuaj./FolDrejt/