Letonia ka zgjatur deri më 10 shkurt vendimin e saj për gjendje të jashtëzakonshme lidhur me emigrantët e paligjshëm që vijnë përmes Bjellorusisë.
Vendimi i qeverisë së Letonisë për gjendje të jashtëzakonshme që përfshin bashkitë Ludza, Kraslava, Augsdaugava dhe Daugavpils në kufirin lindor të vendit do të përfundonte më 10 nëntor, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Vendimi në fjalë është zgjatur deri më 10 shkurt pavarësisht se është kundërshtuar nga Ministria letoneze e Drejtësisë.
Vendimi i marrë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm në kufirin Letoni-Bjellorusi u miratua nga ana e Ministrisë së Brendshme.
Aktualisht vendi vazhdon gjendjen e jashtëzakonshme edhe në vendbanimet kufitare që janë fqinje me Rusinë./FolDrejt/