Policia e Kosovës ka vendosur pengesa fizike me qëllim të riorientimit dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve në Prizren.
Për këtë ata njoftuan në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Policia Kosovës përmes zbatimit të “Strategjisë së Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi” synon të avancojë qëllimet universale të policimit, disa nga ato janë:
– Policia të jetë më afër qytetarëve,
– Rritja e cilësisë së shërbimeve,
– Avancim i partneritetit polici-qytetar, shoqëri civile, organizata dhe institucione tjera në zgjidhjen e problemeve të sigurisë,
Në kuadër të zbatimit të kësaj strategjie, policia me aktivitete parandaluese dhe qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik ka vërejtur tollovinë në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren dhe ka ngritur këtë çështje te organet përgjegjëse komunale.
Komuna e Prizrenit në bashkëpunim dhe me propozim të policisë, konkretisht “Policisë në Komunitet” dhe “Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor” të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në Kryqëzimin e rrugës” Ekrem Rexha” (ish Tirana ) kanë arrit të vendosin disa shenja të reja të komunikacionit dhe pengesa fizike me qëllim të ri orientimit dhe lehtësimit të qarkullimit të automjeteve.
Shpresojmë që vendosja e shenjave të reja të lehtësoj qarkullimin dhe te parandaloj tollovinë në këtë pjesë të qytetit, e sidomos gjatë sezonit të verës”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/