Ivica Daçiq, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, është deklaruar i zemëruar së fundmi, rreth lajmeve të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Fol Drejt.
Daçiq ka thënë se nuk ka ndërmend të shkojë në Strasburg të martën, me rastin e 20 vjetorit të pranimit të Serbisë në Këshillin e Evropës, nëse Kosova do të pranohet në atë institucion një ditë më vonë./FolDrejt/