Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit i Kosovës, Taulant Kelmendi ka njoftuar se deri më sot në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve shkollore kanë aplikuar më shumë 51 mijë prindër.
“Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri sot në ora 09:00 janë pranuar 51,200 aplikime”, shkroi ai në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Të premten e 25 gushtit u publikua linku në platformën e-Kosova, në të cilin prindërit aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga klasa 1-5./FolDrejt/