Në tërmetin shkatërrues që goditi zonën kufitare midis Turqisë dhe Sirisë herët në mëngjes, më shumë se 230 persona humbën jetën dhe mbi 600 u plagosën në Siri, tha ndihmësministri sirian i Shëndetësisë, Ahmed Damiriye.
Ai tha në televizionin shtetëror sirian se numri i të vdekurve ishte rritur në 237 dhe se 639 persona u plagosën, raporton Reuters.
Më herët u bë e ditur se 76 persona humbën jetën dhe mbi 400 të tjerë u plagosën në Turqi, ku ishte epiqendra e tërmetit, transmeton Fol Drejt.