Temperaturat minimale për ditën e sotme pritet të jenë -8 gradë Celsius, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas tyre e tërë java pritet të jetë e tillë.
“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, njofton IHMK, përcjell Fol Drejt.