Arabia Saudite njoftoi të shtunën se deri më tani ka pritur më shumë se një milion haxhinj për haxhin e këtij viti, shkruan AA.
“Rreth 1.150.000 haxhinj kanë mbërritur tashmë në Arabinë Saudite për kryerjen e haxhit”, tha për televizionin shtetëror Al-Ekhbariya, Mohammed al-Bijawi, nënsekretar i Ministrisë së Haxhit dhe Umres.
“Fluksi i haxhinjve vazhdon të rritet mes përgatitjeve të vazhdueshme”, shtoi ai.
Arabia Saudite pret të presë më shumë se dy milionë haxhinj këtë vit.
Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.