Në Sudan ushtria dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të cilët përleshen që nga 15 prilli arritën armëpushim 72 orësh, shkruan AA.
Në një deklaratë nga ushtria thuhet se “Forcat e Armatosura miratuan propozimin për në armëpushim 72 orësh i cili fillon më 18 qershor në orën 06:00 sipas kohës lokale, për të siguruar ndihmat humanitare në kuadër të bisedimeve në Xheda të lehtësuara nga Arabia Saudite dhe SHBA-ja”.
– “Do të përgjigjemi ndaj çdo lloj shkeljeje të kryer”
Më tej në deklaratë theksohet se “Pavarësisht angazhimit tonë ndaj armëpushimit, ne do t‘i përgjigjemi me vendosmëri çdo lloj shkeljeje të kryer nga rebelët (duke iu referuar RSF) gjatë periudhës së armëpushimit”.
Në një deklaratë nga RSF mirëpritet armëpushimi i ri 72 orësh i cili do të fillojë mëngjesin e sotëm me ndërmjetësimin e Arabisë Saudite dhe SHBA-së.
Gjatë armëpushimit do të punohet për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare. “Përgëzojmë përpjekjet e Arabisë Saudite dhe të SHBA-së për të zgjidhur krizën në vendin tonë”, thuhet në deklaratë.
– Shpallet armëpushim 3 ditorë
Në një deklaratë të përbashkët nga Arabia Saudite dhe SHBA-ja thuhet se ushtria e Sudanit dhe RSF kanë arritur marrëveshje për armëpushim 3 ditorë dhe se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 18 qershor në orën 06:00 sipas kohës lokale.
Më tej thuhet se palët do të shmangen nga përdorimi i avionëve luftarakë dhe mjeteve ajrore pa pilot, zjarri i artilerisë dhe çdo aktivitet të furnizimit ushtarak gjatë armëpushimit dhe se do të lehtësojnë përpjekjet për ndihma humanitare, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.