Gazi lotsjellës, bombat molotov dhe protestat anti-qeveritare që kanë kapluar Shqipërinë në momentet kur mbi tavolinë diskutohet e ardhmja e saj europiane, në fakt rrezikon ëndrrën e Tiranës për anëtarësim në bllok, shkruan media e huaj perëndimore “France24”.
Javën e ardhshme vendosin shtetet anëtare të BE nëse do hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, por kjo krizë politike e Shqipërisë nuk e ndihmon aspak, përcjell foldrejt.com.
Pasi përmend deklaratën e Parisit, se “dhuna parandalon reformat demokratike dhe imazhin e Shqipërisë”, media franceze shkruan edhe për deklaratën e ambasadorit europian në Tiranë, Luigi Soreca, se “kultura e kompromisit nuk është tipike për Shqipërinë.”
Në fund media citon edhe deklaratën e nënës së dy fëmijëve, sipas së cilës, situata përveç që është shqetësuesëe është edhe mërzitshme.
“Kemi aktorët dhe skenarët e njëjtë…ndajnë të njëjta interesa – kritikojnë njëri-tjetrin por edhe mbajnë njëri-tjetrin,” tha ajo./Foldrejt.com