E shtunë, 18 Maj, 2024

Lëndohen pjesëtarët e ROSU në veri, arrestohen shumë serbë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (e martë) ka ndodhur një aksion i gjërë policor në jug dhe veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar disa persona, informon foldrejt.com. Megjithatë nuk ka qenë e lehtë për strukturat policore, ku deri tani llogariten pesë të lënduar.

Lëndimi i policëve të Kosovës ka ardhur nga forcat kriminale në veri, të cilët kanë refuzuar t’u binden urdhërave të policisë.

Lexoni edhe..

Nga aksioni kanë mbetur të arrestuar nëntë pjesëtarë të policisë të cilët janë sjellur në Prishtinë, më saktësisht në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës. Ata akuzohen për ryshfet, kontrabandë dhe shpërdorimin e detyrës zyrtare.

 

kosovo kombo 2

Serbia në anën tjetër ka theksuar se janë arrestuar 23 forca policore të etnisë serbe në katër komunat veriore. Presidenti Aleksandër Vuciq ka shpallur gatishmërinë e ushtrisë./Foldrejt.com

Të ngjajshme