Zëvendës presidenti i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev njoftoi sot se duket se Ukraina ka filluar kundërofensiven e saj të paralajmëruar prej kohësh dhe se Moska duhet të nisë ofensivën e saj pas zmbrapsjes së këtyre sulmeve.
“Armiku prej kohësh ka premtuar një kundërsulm të madh. Dhe duket se ai tashmë ka nisur diçka. Ne duhet të ndalojmë armikun dhe pastaj të shkojmë në ofensivë. Qëllimi është të përmbyset plotësisht regjimi nazist në Kiev”, ka shkruar Medvedev në kanalin e tij në platformën e mesazheve Telegram.
Ai shtoi se ushtria ruse ka një avantazh të rëndësishëm në aviacionin dhe forcat e blinduara, transmeton Fol Drejt.