Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se mori një ofertë “serioze dhe të fuqishme” nga aleatët perëndimorë për të dërguar avionë luftarakë F-16 në Kiev.
Zelensky gjithashtu deklaroi se është duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët kryesorë, raporton Reuters.
“Partnerët tanë e dinë se sa avionë na duhen. Unë kam marrë tashmë një kuptim të numrit nga disa prej partnerëve tanë evropianë. Është një ofertë serioze dhe e fortë. Kievi tani është duke pritur për një marrëveshje përfundimtare me aleatët e tij, duke përfshirë një “të përbashkët marrëveshje me SHBA-në”, tha Zelensky në faqen e tij, transmeton Fol Drejt.