Polonia nuk duhet të ekzistojë për Rusinë përderisa atje janë në pushtet vetëm rusofobët dhe Ukraina është plot me mercenarë polakë, shkroi sot në llogarinë e tij në Twitter në gjuhën angleze Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.
“Unë nuk shoh asnjë arsye për të mbajtur marrëdhënie diplomatike me Poloninë. Për ne, ky vend nuk duhet të ekzistojë për sa kohë që nuk ka njeri në pushtet përveç rusofobëve, dhe Ukraina është plot me mercenarë polakë që duhet të shfarosen pa mëshirë si minjtë e qelbur”, u shpreh ai, përcjell Fol Drejt.
Ai gjithashtu publikoi versionin polak të këtij teksti./FolDrejt/