Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Protokoll Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që ShSKUK-ja të mbështesë edukimin e vazhdueshëm të kuadrove mjekësore të FSK-së, shkruan Fol Drejt.
“ShSKUK do të mbështesë edukimin e vazhdueshëm të kuadrove mjekësore të FSK-së
Sot nënshkruam Protokoll Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë, i cili ka për qëllim të rrisë dhe krijojë bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK).”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se në bazë të marrëveshjes së nënshkruar, ShSKUK merr përsipër trajtimin mjekësor të personelit të MM-së dhe FSK-së, sa herë që palët kanë nevojë.
Ai shtoi se në kuadër të fushave të bashkëpunimit, ShSKUK do të përkrahë MInistrinë e Mbrojtjes në edukimin e stafit profesional mjekësor për fushat që ka interes dhe në ngritjen e shkathtësive profesionale. /FolDrejt/