Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se lënda “Edukimi për Siguri”, do të bëhet pjesë e kurikulave shkollore.
Mehaj për këtë njoftoi përmes një postimi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Lënda “Edukimi për Siguri”, pjesë e kurikulave shkollore!
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimin për Koncept- Programin Edukativ për nxënësit e klasëve të 11-ta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ” Edukimi për siguri”, i cili është koncept i inicuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.
Të rinjtë dhe fëmijët tanë duhet të mësojnë historinë e vendit, çmimin e shtrenjtë të lirisë dhe mënyrën për ta mbrojtur atë.
“Edukimi për Siguri” është mënyra më e mirë për t’i edukuar ata.
Koncepti-projekti do të konkretizohet në Planprogram bashkëkohor dhe do të filloj të implementohet nga viti 2023.
Shumë urime dhe na priftë e mbara drejtë sukseseve të reja!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/