Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka qëndruar në kullën e Jasharajve pas përfundimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Kështu ka njoftuar vetë ministri Mehaj me anë të një postimi në facebook, ku ka ngritur lart fjalët dhe porositë e Rifat Jasharit, vëllait të Adem e Hamëz Jasharit.
“Mbrëmjen sonte pas përfundimit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e kaluam në kullën e Jasharajve.
Fjalët dhe porositë bacës Rifat, do t’i mbajmë me vete çdo herë, konsultat dhe këshillat nga ai janë gjithnjë të dobishme e jashtëzakonisht të vlefshme.
Nga këtu marrin gjithmonë forcën për të realizuar idealet tona.”, ka shkruar Mehaj në Facebook./FolDrejt/