Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar se plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës së Kosovës me miqtë e saj.
Në një postim në Facebook, Lushtaku ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se mashtrimi i tij ishte mohimi i sakrificës dhe aleancës së Kosovës me aleatët e saj.
“Ne si PDK jemi krenarë me punën që kemi bërë sot, para 10 viteve por dhe para 25 viteve nga paraardhësja jonë ushtarake. Plani amerikan për paqe në Ballkan është plan i aleancës tonë me miqtë tanë. Marrëveshja do të kalojë sepse kemi nevojë për NATO dhe për një hov të zhvillimit përpara”, është shprehur Lushtaku.
“Jemi ne – Drenica, PDK, qytetarët tanë ata që duhet të jemi prijës të kësaj lëvizje perpara e jo mashtruesit, ata që përdoren gaz lotsjellës, zolla, urrejtje për të na përçarë. Albini vjen e shkon si një mashtrues i imtë, por sakrifica jonë dhe aleanca jonë me SHBA do të mbetet përgjithmonë.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/