Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka qenë i pranishëm në mbylljen e manifestimit për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, ministri Mehaj është shprehur se nata e zjarreve rikujton edhe një herë marsin e vitit 1988, ku për tri ditë rresht, familja Jashari me luftën dhe qëndresën e saj i tregoi botës që Kosova do të mbetet e popullit shqiptar.
“Sonte përmbyllëm manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nata e zjarreve në Prekaz dhe koncertin në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ishin dy aktivitetet përmbyllëse të Epopesë.
U bëmë bashkë në Drenicën legjendare, në Drenicën ku për herë të parë armikut iu përgjigjëm me zjarr, nata e zjarreve na rikujton edhe një herë marsin e vitit 1998 ku për tri ditë rresht Familja Jashari me luftën dhe qëndresën e saj, iu tregoi gjithë botës që Kosova do të mbetet e jona përjetë. “, ka shkruar ministri Mehaj.
“Ashtu siç na bëri bashkë UÇK-ja dikur, ashtu duhet të bëhemi bashkë edhe sot, sepse vetëm të bashkuar mund të ecim përpara.
Rruga e drejt është rruga e dëshmorëve tanë, në atë rrugë ne do të ecim gjithmonë. Forcimin e shtetit tonë dhe sidomos forcimin e ushtrisë tonë e kemi amanet, në këtë drejtim jemi duke punuar pa u ndalur.
Urojë që vlerat tona kombëtare t’i mbajmë gjallë përjetësisht!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/