Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se tre oficerë të rinj të FSK-së kanë dipomuar në Turqi, raporton Fol Drejt.
Ai tha që diplomimi i tyre ka shtuar numrin e oficerëve shtabor të FSK-së të diplomuar në qendrat akademike të vendeve partnere.
“Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Kursin për Oficer Shtabor në Stamboll, diplomuan me sukses të lartë oficerët tanë: kapiten Afrim Zabeli, kapiten Egzon Syla dhe kapiten Ruzhdi Ali.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi që me këtë sukses shtohet numri i oficerëve shtabor të FSK-së me aftësi akademike dhe profesionale në fushën e menaxhimit të operacioneve në nivel operativ dhe taktik, procesin e vendimmarrjes dhe analizës ushtarake, parimet dhe procedurat e planifikimit të trajnimit operacional, menaxhimin dhe lidershipin etj.