Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se për nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, do t’i hapin dyert për nxënësit e shkollave të vendit në kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për këtë ai njoftoi në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Në vigjilie të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë ushtarakët dhe ushtaraket tona presin krahëhapur nxënësit e shumtë në kazermat e FSK-së
Në vigjilie të 15 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, për tri dite me radhë kemi hapur dyert për pritjen e nxënësve nga shkolla tona.
Ky organizim ka filluar dje në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, me vizitat e një numri të madh të nxënëseve nga arsimi parashkollor, ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, do të presim në vizita edhe shumë nxënës të shkollave të nivele tjera arsimore.
Gjatë këtyre vizitave nxënësit do kenë mundësi të shohin nga afër aktivitete të ndryshme të pjesëtarëve të FSK-së, jetën e kadetëve gjatë studimeve akademike si dhe pajisje të shumta ushtarake”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/