Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti ka ngritur sot një paralele në lidhje me kërkesën e formimit të Asociacioneve një-etnike në Serbi ashtu siç ata po kërkojnë ta formojnë atë në Kosovë.
Për këtë ai reagoi në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Asociacionet e komunave mbi baza etnike në Serbi?
Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët.
11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, u shpreh Kurti./FolDrejt/