Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se po bëhet një “fillim i fuqishëm i realizimit të planit arsimor dhe stërvitor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes”.
Përmes një postimi në facebook, Mehaj ka njoftuar se qindra nënoficerë e oficerë të FSK-së të rangjeve, niveleve e fushave ushtarake po realizojnë mësimet teorike e praktike në të gjitha shkollat dhe qendrat profesionale të KDS-së.
“Profesionalizmi i trupave tona sipas standardeve më të avancuara të vendeve partnere të NATO-së është fokusi ynë i përhershëm për të qenë të gatshëm gjithmonë për realizimin efektiv të misionit tonë dhe ndërveprueshmëri të plotë me trupat e forcave partnere.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës!”, ka thënë tutje Mehaj./FolDrejt/