Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në pallatin Vahdettin në Stamboll.
Pas takimit, kryeministri Kurti dhe presidenti Erdogan do t’u adresohen mediave për një konferencë.
Bashkë me Kurtin për në Turqi kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka./FolDrejt/